MENU
klinika

Forumi Ekonomik

Rama: Bashkimi i Rajonit, do të ketë më shumë perspektivë dhe…

29.07.2021 - 11:02

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet në Shkup, kryeministri i vendit, Edi Rama, i vendosi theksin në rëndësinë që ka bashkimi i rajonit të Ballkanit në një të vetëm.

Kjo sipas tij do të thotë më shumë vende pune, të ardhura dhe mirëqenie për qytetarët.

Ai tha se vendet e rajonit janë shumë të vogla duke qëndruar të ndara, ndaj duhet bashkuar, duke ndjekur dhe 4 liritë themelore të BE.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, e Greqia. Mozaiku është më i madh se tre vendet tona dhe besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme. Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes. Ata që krijojnë punë, të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje. Është e qartë që kjo nisëm është gjëja e duhur dhe jo vetëm është gjëja e duhur, por ndryshe nga ca predikojnë disa, është dhe e vonuar.

 

 

Ky rajon s’mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush s’e kupton se sa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomikë tona, për të hapur më shumë prespektivë me vende të mirëpaguara, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asgjë të ren në fakt, por thjesht sjell në këtë rajon një shembull kuptimplotë që është shembulli i BE. Duke synuar jetësimin e 4 lirive themelore të BE. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Për çfarë arsye duhet të presim të mbyllur, me kurriz nga njëri-tjetri, ndërkohë që korruptimi drejt BE ka kohën, ritmin dhe kushtëzimin e vet jo thjeshtë nga çfarë bëjmë ne, por nga ajo që mendojnë të tjerët. Në fund të ditës, kur integrohemi në BE dot ë bëjmë atë që bëjmë sot pa BE.

Nesër, si pjesë e BE, s’do të ketë diskutime të mundshme nëse këto liri do të zbatohen në rajonin tonë. Është për të qeshur kur dëgjon europianë në kryeqytete që pyesin, po ç’po bëni ju? Ne s’mundet dot të lexojmë shifra, fakte, të vëna para syve tanë jo nga ekspertët e qeverive tona, por nga mekanizmat financiare, ku thuhet se nëse duam të rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar, ne mund ta rrisim deri në 2.5% vetëm nga integrimi ekonomik, ndërkohë që nëse ne arrijmë nivelin e marrëveshjes evropiane të tregtisë së lirë, prodhimi do të shkojë në 7.6% në rritje. Për më tepër sot, ku përballemi me vështirësi ekstra për shkak të pasojave të pandemisë.

Jo vetëm që s’mund t’ia privojmë vetes këtë potencial që ka rajoni, por duhet të bëjmë çmos të vrapojmë për të fituar një kohë të humbur”, tha Rama.