MENU
klinika

Rama: Do godisni pa asnjë mëshirë

Paralajmëron tjetër ‘furtunë’ në Policinë e Shtetit/ Porositë për drejtuesit e rinj

08.07.2021 - 11:01

Kryeministri Edi Rama kërkon nga të gjithë drejtuesit e rinj të policisë së Shtetit në të gjithë Shqipërinë, që të “godisni pa mëshirë” për veprimtaritë e paligjshme që zhvillohen hapur siç tha ai, në gjithë vendin, para syve edhe të Policisë.

Nga një takim në Kryeministri me drejtuesit e rinj të emëruar vetëm pak ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, shefi i Qeverisë u ka renditur prioritetet që duhet të kenë në punën e tyre shefat e rinj, “për të vënë gishtin në ato plagë që ju duhet të nxitoni me shpejtësi e ti kuroni me shpejtësi”.

Rama paralajmëroi një tjetër “furtunë” shkarkimesh në të gjitha drejtoritë e Policive, nga Patruallat e Rendit, tek frocat Shqiponja e deri tek policia Kufitare.

“Prioriteti numër një është raporti me qytetarin, që kërkon që patrullat e rendit, forcat Shqiponja, Policia Rrugore dhe Policia Kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje dhe lëvizjesh domethënëse brenda për brenda”, tha Rama.

Fjala e Ramës

Nëse do rendisja prioritetet e numra, do u thosha, prioriteti numër një është raporti me qytetarin, që kërkon që patrullat e rendit, forcat Shqiponja, Policia Rrugore dhe Policia Kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje dhe lëvizjesh domethënëse brenda për brenda për të promovuar oficerë policie si ju vetë që jen i promovcuart dhe keni marrë një besim të ri dhe për të garantuar që marrëdhënia me qytetarin të jetë A-ja dhe ZH-ja e vlerësimit për cdo punonjës policie.

Se nuk duhen shumë, mjaftojnë shumë pak individe që flasin përcart për ta degraduar imazhin e të gjithëve, nuk janë të gjithë punonjësit e Shqiponjave, sjan ë të gjithë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, të Rrugores apo Kufitare që ndalojnë njerëzit në rrugë për lekë, janë shumë pak prej tyre por janë mjaftueshëm për ta degjeneruar imazhin e atyre bashkë.

Prioriteti i dytë i policisë së shtetit është kontrolli i plotë mbi territorin në sensin e mbrojtjes pa kompromis të pronës publike dhe mjedisit, smund dot të zhvillohen veprimntari të paligjshme mbi turpin e Shqipërisë, Piolkicia është gardiane për pacënueshmërinë e trupit të këtij vendi, që sic thotë Vaso Pasha burrat e dheut e thërritshin Zonjë, Këtë zonjë eshtë policia e shtetit që duhet ta mbrojnë nga cdo cënim i bukurive dhe hireve të saj, nga cdo pucërr me qelb që ia nxjerrin në trup abuzuesit në bashkëpunim me policinë, janë të gjitha vepra në bashkëpunim këto, nuk zhvilohen në hapësirë dhe në kohë jashtë syve të policisë.

Këtu të gjithë ju do godisni pa asnjë mëshirë.

Operacioni i nisur dhe ndërprerë përkohësisht për shkak të sezonit turistik që do vijojë në shtator duhet të jetë permanent për shembjen e pastrimin e ndërtimeve pa leje, në gjithë zonën turistike dhe në gjitha zonat sensitive të vendit.

Por një gjë dua ta riktheksoj, e kam shprehur si shqetësim edhe me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë. Leximi i vëmendshëm i kodit Penal thotë se pas cdo ndërtimi pa leje ka një përgjegjësi penale.

Nuk ka rëndësi nëse ndërtimi pa leje u kap tani, apo u kap nesër. Nuk ka rëndësi. Nuk mund të shkohet në territorin e bregdetit të konsumohet gjithë ajo energji, gjithë ajo kohë, e në fund fare kostot ti marri shteti e populli edhe për të pastruar inertet. Pas cdo ndërtimi pa leje ka persona që kodi penakl thotë që duhet të shkojnë në burg.

Një zinxhir i tërë madje, madje kodi penal thotë që jo iniciatorët, jo investitorët, jo pronarët e firmave zbatuese, por cdo person i përfshirë në ndërtim pa leje është suibjekt i ligjit sepse smund të thuash që unë jam këtu thjesht inxhinier e nuk e di a ka eje a ska se është njësoj di të thuash që jam thjesht shofer e nuk e di që në makinë kanë futur drogë.

Prioriteti numër tre te lufta kundër dopio standartit, se s’mund të ketë dy standarte për të njëjtin ligj. Policia duhet të jetë shembulli e pasqyra e këtij fakti. Nga policia duhet të mësojnë të gjithë se kjo gjë është jo vetëm e detyrueshme por edhe e mundur.

Ca domethënë që 28 mijë km2 nuk u kontrollokan metër për metër për gjithë aktivitetet abuzive që bëhen haptas?

Unë jam me ju kur vjen fjala për uljen e shifrave të kriminialitetit që kërkon duim e ka limit, se po të ishte e mundur që të zhdukej krimi që mos kishte më vrasje e plagosje do e kishin bërë të tjerët. Nuk e ka bërë asnjeri. Një nga policitë më të fusqishme, SHBA për ballet cdo ditë me vrasje e plagosje dhe me tmerre.

Nuk jemi mbledhur këtu për bilance suksesi por për të vënë gishtin në ato plagë që ju duhet të nxitoni me shpejtësi e t’i kuroni me shpejtësi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërtimet pa leje, Rama kritika drejtuesve të policisë

“Arrestohen fshatarët për një avlli dhe lejohet betonizimi i zonave turistike”


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!