MENU
klinika

"Punimet në fazat finale"

Rama poston videon nga kantieri i lagjes ‘Rilindja’ në Fushë Krujë

26.07.2021 - 10:25

 

Qytetarët të cilët humbën shtëpitë si pasojë tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Fushë Krujë, do të futen së shpejti në banesat e reja.

Me një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama, teksa publikon një video nga kantieri në lagjen “Rilindja” në Fushë Krujë, thotë se punimet për banesat individuale kanë hyr në fazën finale.

Kryeministri bën me dije po ashtu se pallatet dhe infrastruktura publike do të jenë të përfunduara për Krishtlindje.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e lagjes së Rilindjes së Fushë Krujës ku punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale. Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.