01.07.2021 - 10:07
Procesi rindërtimi të banesave të shembura nga tërmeti po vijon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje nga shtëpitë e rindërtuara në Bubq, një ndër vendet që u godit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga kryeministri, shtëpitë dhe shkolla janë drejt fundit.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën e Bubqit që po rilind, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.