MENU
klinika

"Nuk është identifikuar asnjë"

Rastet e para me variantin ‘Delta’ në Shqipëri? ISHP e mohon

07.07.2021 - 13:34

Instituti i Shëndetit Publik thotë se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast i infektuar me variantin ‘Delta’ në Shqipëri.

Reagimi vjen pasi në Gjirokastër janë dy persona që kanë shfaqur simptoma të ngjashme të dyshuara me simptomat që shkakton edhe ky variant i Covid-19, që është quajtur mutacioni indian ‘Delta’.

Instituti i Shëndetit Publik thekson se po e monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, “do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”.

Reagimi nga ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.

Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ku regjistrohen dy rastet e para?

Varianti Delta i COVID-19 vjen në Shqipëri


Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon