MENU
klinika

Formula 1, Pole Position

Red Bull përpara Mercedes, Ferrari shumë dobët

03.07.2021 - 16:10

Përfundoi gara për pole position në Formula e zhvilluar ditën e sotme në Austri. Edhe njëherë tjetër Max Verstappen tregon supremacinë e tij, teksa do të niset nga vendi i parë.

Në vendin e dytë Lando Norris me McLaren, ndërsa në vendin e tretë sërish një makinë Red Bull, Sergio Perez. Vetëm vend i katërt për Lewis Hamilton dhe pas tij Valtteri Bottas, të dy me Mercedes.

Një tjetër zhgënjim për Ferrarin, vend i 11-të dhe i 12-të, respektivisht për Carlos Sainz dhe Charles Leclerc. Do ta kenë shumë të vështirë të futen në podium, madje rrezikojnë të jenë edhe në zonën e pikëve.