MENU
klinika

Trajneri në krah të mbrojtësit shqiptar

Reja telefonon Hysajn: Po kalon momente të vështira

21.07.2021 - 19:26

Episodi me Hysajn vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Edhe trajneri i Kombëtares, Edy Reja, e ka telefonuar dhe ka shprehur solidaritetin e tij me mbrojtësin kuqezi.

Në një deklaratë për “La Repubblica”, Reja tha se banderoa e fundit e tifozëve lacialë e kishte dëmtuar shumë, teksa futbollisti po kalon një moment të vështirë. Ai ka treguar edhe telefonatën me Hysajn:

“Banderola e fundit e kishte dëmtuar shumë. Po kalon momente të vështira, sapo arriti në një ekip të ri. Nuk e mendonte se do të ndodhte diçka e tillë. Nuk është person i përkushtuar për politikën, as jashtë futbollit.

Edhe në ekipin kombëtar kushdo që është në thirrjen e parë, vjen duke kënduar një këngë në shqip. Elseidi më tha se e kishte dëgjuar “Bella Ciao” teksa shikonte “La Casa de Papel”.