MENU
klinika

Qafë-Thanë

Rinis kalimi i punëtorëve sezonalë drejt Maqedonisë së Veriut

12.07.2021 - 17:29

Pas 3 ditësh e mbyllur për punëtorët sezonalë ditorë pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës këtë të hënë ka vijuar punën normalisht edhe për këtë kategori me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3 deri në 6 muaj.

Qindra punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë në Maqedoninë e Veriut nga pala maqedonase me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.

Edhe pse gjatë këtyre 10 viteve punëtorët sezonalë kanë kaluar pa dokumentacionin e kërkuar bllokimi i Qafë Thanës nga pala maqedonase erdhi pas ngjarjes të rëndë ku një 40-vjeccar shqiptar humbi jetën aksidentalisht teksa priste dru në një pyll pranë Ohrit .