24.07.2021 - 14:42
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke rrëmbyer medaljen e artë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është gëzuar fitores së Distrias.
Ajo ka thënë se Kosova la gjurmë në lojërat olimpike ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.
“Urime Distria Krasniqi, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkroi këngëtarja. m.v/abcnews.al