MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Rituali te Lazio, Hysaj këndon “Bella Ciao”

17.07.2021 - 23:53

Ndërrimi i ekipeve për shumë lojtarë ka ritual kur ulet me shokët e rinj. Kjo i ndodhi edhe Elseid Hysaj, që iu bashkua Lazios këtë verë pas 6 sezoneve të kaluara te Napolit.

Në një darkë me shokët e skuadrës, pas fitores së thellë 10-0 në miqësoren ndaj një skuadre lokale ku po kryen fazën përgatitore ekipi bardhekaltër, Hysaj ka kryer ritmin e përhershëm ku një futbollist i bashkohet një skuadre të re duke kënduar një këngë.

Mbrojtësi shkodran ka zgjedhur këngën “Bella Ciao” duke hipur sipër karriges, ku nuk mungojnë të qeshurat. Video është shpërndarë nga shoku i skuadrës Luis Alberto, teksa në fundin e videos Hysaj thotë “këtë vit do të fitojmë diçka”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bonucci e Chiellini godasin sërish

“Ne vazhdojmë të hamë makarona…po ju?”