Nga 30 korriku, në Greqi fëmijët e moshës 12 deri në 14-vjeç do të ketë akses për vaksinën kundër koronavirusit. Zbulimi i rasteve të Covid tek fëmijët dhe adoleshentët kanë rritur shqetësimin e autoriteteve.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se dy doza Pfizer/BioNTech dhe Moderna Spikevax është i ngjashëm me atë që u jepet të rriturve, pra dy doza me një interval kohe tre ose katër javë mbrojnë nga Covid.
Sipas udhëzimeve klinike, të dy vaksinat e mARN janë efektive dhe të sigurta për përdorim pediatrik. Më herët ekspertët kanë realizuar një studim të bërë tek fëmijë 3, 732 fëmijë.
Fëmijët i përkisnin moshës 12 deri në 17-vjeç, studimi tregoi se vaksina Moderna kishte një përgjigje të ngjashme me atë të grupmoshave 18-25 vjeç dhe se asnjë nga 2,163 fëmijë që morën vaksinën nuk u prekën nga Covid kur u ekspozuan ndaj virusit.
Mutacioni “Delta” i cili ka një transmetueshmëri të lartë është bërë mbizotërues në Greqi pasi 75-80 % të rasteve të reja janë shënuar nga ky variant.
Sipas ekspertëve qytetarët e pavaksinuar janë kryesisht më të rrezikuar nga ky mutacion dhe pas zhvillimit të valës së katërt të epidemisë për shkak të sezonit turistik, lëvizjes së shtuar si edhe lehtësimit të masave ata paralajmërojnë rritjen e rasteve tek fëmijët.
“Infeksionet e vazhdueshme tek fëmijët do të sjellin rritje të rasteve. Çdo person i pavaksinuar është më i rrezikuar”, ka thënë Maria Theodoridou.
Po ashtu theksoi se në vend ka një rritje të shpejtë rasteve me Covid tek fëmijët dhe adoleshentët.
“Fëmijët si burim infeksioni janë gjithashtu shkaku u shpërthimeve në shkolla”, ka thënë kreu i Komitetit të Vaksinimit, duke tek fëmijët infeksioni mund të jetë i lehtë madje edhe asimptomatik por duke u bërë përhapës i virusit në mjedisin shoqëror dhe duke u kthyer në një rrezik për të pavaksinuarit.