MENU
klinika

Kreu i komunës së Bujanovcit takon Bashën

“Serbia po përdor metodën e spastrimit etnik. Kërkojmë ndihmën e shtetit shqiptar”

29.07.2021 - 16:56

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreu e PD, Lulzim Basha, kreu i komunës së Bujanovcit Nagip Arifi u shpreh se informoi kryedemokratin për shqetësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Arifi akuzoi Beogradin se po kërkon spastrimin e Luginës, me çregjistrimin e paligjshme të shqiptarëve atje.

“Sot patëm një takim vëllazëror. Paradite u takova me Presidentin Ilir Meta, ministrin Majko, dhe tanimë me kreun e PD. E njoftova me problemet e sfidat e shqiptarëve kryesisht në Bujanovc. Si po vepron Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si po përdor metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit shqiptar, sepse Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO, Shqipëria në BE, po ashtu një Kosovë e pavarur me pretendimin të jetë anëtare e NATO edhe shqiptarët e Luginës do të jenë më të sigurtë.

Shumë shpresoj se shqiptarët një ditë do jetojnë të bashkuar në Evropën e bashkuar”. u shpreh Arifi në një prononcim për mediat pas takimit.

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit