MENU
klinika

"Washingtoni t’i dërgojë sinjale të qarta Serbisë"

Serwer: NATO do t’i mbrojë fqinjët nga Beogradi

21.07.2021 - 11:55

Profesori amerikan Daniel Serwer thotë se është koha që Washingtoni t’i dërgojë sinjal të qartë Vuçiçit se NATO do t’i mbrojë të gjithë shtetet fqinje të Serbisë nga ndonjë qëllim jofqinjësor i Beogradit.

Serëer i bëri këto komente pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se politikë e shtetit të tij “është ajo se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve”.

Ndërkohë më parë ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin tha në një tubim të partisë së tij se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.

Pas kësaj deklarate të Vulinit që u kritikua nga shtetet e Ballkanit, Vuçiçi ka thënë se politikë e shtetit të tij “është ajo që thotë se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve”.

Këtë deklaratë të Vuçiçit, e ka komentuar profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer duke thënë se është koha që NATO t’i tregojë qartë Vuçiçit që do t’i mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit.

“Vuçiçi është gati për të hequr dorë nga rimarrja e tërë Kosovës dhe tërë Bosnjës. E tëra që dëshiron janë rriskat serbe, rreth 15 për qind, përkatësisht 49 për qind. Ai do të ishte i lumtur për një rriskë Kroacie, gjithashtu. Slloveni Lindore? Ai e dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha që Brukseli t’i tregojë atij se BE-ja nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është mundësi për një shtet që ushqen ambicie territoriale dhe mosrespekt për kufijtë e fqinjëve të vet. Dhe është koha që Uashingtoni të sinjalizojë qartazi se NATO-ja do t’i mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga synimet jofqinjësore të Beogradit. Është koha që BE-ja dhe NATO-ja të bëhen reale me Serbinë”, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Serwer: Të përmirësojë raportet me Kinën

“Kosova të largohet nga një marrëveshje e keqe me Serbinë”

Reciprocitetin e paralajmëruar nga kryeministri ndaj Serbisë

Eksperti amerikan mbështet Albin Kurtin


Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!