MENU
klinika

Media kroate hapet me titullin e trishtë

“Shoferi i lodhur i çoi në vdekje në vend të atdheut!”

26.07.2021 - 10:13

Një nga gazetat më të mëdha në Kroaci, është hapur me titull kryesor dedikuar tragjedisë me dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në Kroaci. Gazeta “Jutarnji List” është hapur me titullin: “Shoferi i lodhur i çoi në vdekje në vend të atdheut”.

Media ka përdorur këto fjalë referuar dëshmisë së shoferit, i cili tha se në momentin e aksidentit tragjik e kishte zënë gjumi, edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte marrë në dorëzim mjetin me 69 pasagjerë në bord.

Autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë humbi kontrollin një ditë më parë, pasi shoferi ishte i përgjumur.

Sipas Drejtoreshës së Institutit të Mjekësisë Urgjente, Maja Grba Bujeviç 42 persona ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod.

 

“Dy prej tyre janë në kujdes intensiv dhe pesë njerëz u operuan gjatë ditës. Një person është në Klinikën e Traumatologjisë në Zagreb,” tha Bujeviç, duke shtuar se dy persona në njësinë e kujdesit intensiv janë në rrezik.

“14 persona kanë lëndime serioze, të tjerët nuk janë lëndime serioze dhe ata planifikohen të lirohen nga spitali nesër dhe pasnesër”, tha Bujeviç.

Sipas saj, 15 persona nga autobusi janë vendosur në një konvikt jo shumë larg Slavonski Brod.

  • foto galeri