MENU
klinika

Kush e rrëmbeu kurorën e më të bukurës?

Shpallet fituesja e Miss Shqipëria 2021

04.07.2021 - 11:40

Mbrëmjen e djeshme u finalizua konkursi i bukurisë Miss Shqipëria 2021. 18-vjeçarja, Lea Islamaj, e cila ka lindur e është rritur në Fracë, fitoi kurorën e më të bukurës. Modellja fitoi edhe çmimin e publikut, që po ashtu zgjodhi Lean si vajzën më të bukur shqiptare. Pak para finales, Lea u shpreh se ka qenë dëshirë e prindërve të saj që të konkurronte në Miss Shqipëria dhe ajo vendosi të merrte pjesë duke i bërë krenarë me fitoren e madhe. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss France, por ajo kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.

Ndërsa Pamela Paja u zgjodh nga juria profesioniste si shoqëruese e parë e miss-it. Samanta Pajo u pëerzgjodh si shoqëruese e dytë. Mbrëmja magjik e e Miss Shqipëria 2021 u mbajt në kalanë e Petrelës, një përzgjedhje shumë e veçantë nga ana e regjisorit dhe producentit Petri Bozo. Vetë ky i fundit zgjodhi Petrelën për të organizuar mbrëmjen finale për të promovuar një tjetër vend të bukur të Shqipërisë.

Çdo lëvizje në pasarelë dhe koreografia që bukuroshet mësuan prej javësh, iu besua për të 10-in vit, koreografes Olta Ahmetaj. Ndërsa spektakli u drejtua nga moderatorja Arjola Shehu, që u zgjodh për të tretin vit radhazi si prezantuese e Miss Shqipëria 2021.

Ndërkohë kujtojmë se kurorën e më të bukurës shqiptare në 2020-n e mbante Iliada Baci.