MENU
klinika

Conference League

“Shuplakë” e Partizanit, Shkupi e Drita fitojnë derbit shqiptar

08.07.2021 - 21:59

Partizani ka fituar ndeshjen e parë në Konferencën e Ligës. Të kuqtë mposhtën 5-2 modestët moldavë të Sfintul George dhe shkojnë më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Partizani shënoi 2 gola në harkun kohor të 9 minutave. Fillimisht me Lucas në 17’ dhe më pas me Junior në 26’. Gjithsesi, miqtë ngushtuan në fundin e pjesës së parë me Volkov.

Në të dytën, të kuqtë shënuan golin e tretë në 61’. Sërish Junior që shënon, i dyti për të në këtë takim, teksa shërbeu edhe për golin e parë dhe të katërtin që u shënua nga Cara.

Moldavët arrijnë sërish të shënojnë në fund, por Partizani nuk ndalet dhe shënon edhe një tjetër me Lucas, duke e mbyllur 5-2. Një sukses që hedh një hap të madh për në turin e dytë për të besuarit e Ilir Dajës.

Shkupi fitoi 2-0 ndeshjen e parë dhe afrohet me turin e dytë. Ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut mposhti Llapin e Kosovës. Shkupjanët realizuan nga një gol për secilën pjesë loje.

Ndërsa Drita e Kosovës përmbysi 2-1 ekipin shqiptar të Malit të Zi, Decic. Në minutën e 80-të, miqtë shqiptarë të Malit të Zi mbetën me 10 vetë. Gjithsesi, Decic ka shanse të rikuperojë në kthim. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN