MENU
klinika

Ja si e shpjegojnë nutricionistët

Si të dalloni intolerancën dhe alergjinë ndaj glutenit?

24.07.2021 - 07:50

Celiakia është një sëmundje autoimune që prek njerëzit që kanë intolerancë permanente ndaj glutenit. Mjekja nutricioniste, Abana Daka shpjegon se celiakia është një sëmundje e predispozuar gjenetike, e cila që shkakton dëmtime në zorrën e hollë.

Daka shpjegoi se personat celiakë nuk duhet të konsumojnë gluten për gjithë jetën ndërsa ata që kanë intorelancë ndaj tij, duhet të ndjekin një regjim pa këtë proteinë për të paktën një periudhë 6 mujore. Ajo shtoi se simptomat më të shpeshta është pesha e dobët, kapsllëk ose diarre si dhe lodhje kronike.

Por si ta dallojmë nëse kemi celiaki, intolerancë apo alergji ndaj glutenit? “Alergjia ndaj glutenit nuk është shumë e shpeshtë, dhe ndodh kryesisht në moshat e vogla për shkak të mospjekurisë të sistemit imunitar në kohë mund të kemi një reagim të sistemit imunitar me rritjen e igE për glutenin. Në rastin e alergjisë kemi rritje të igE për glutenin dhe në rastin e intorelancës apo celiakisë nuk kemi rritje të igE dhe në këtë rast përcaktojmë se është alergji.”, shpjegoi Daka.