MENU
klinika

KPP shpalli fituese tjetër kompani

Si u “dogj” ish-kryebashkiaku i Pogradecit nga tenderi i druve

14.07.2021 - 09:44

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, duke nisur nga nënkryetari e deri te punëtorët e mirëmbajtjes.


Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tenderë”, në lidhje me një tender të zhvilluar në  vitin 2017. Në gjyq, përveç Kaprit, kanë përfunduar edhe Av- dulla Cano, me detyrë ish-zv/kryetar i Bashkisë Pogradec; Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinator i Njësive Administrative pranë Bashkisë Pogradec; Enkeleida Kllomollari, me detyrë ish-drejtoreshë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec; Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec; si dhe Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec.

TENDERI I DRUVE TË ZJARRIT

Sipas njoftimit të SPAK, ish-kryebashkiaku dhe anëtarët  e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë shkelur barazinë  në tenderë në lidhje me tenderimin e blerjes së druve të zjarrit për Bashkinë e Pogradecit si autoritet kontraktor. Tenderi në fjalë është zhvilluar më datë 27 tetor 2017 me një  fond limit prej 9 268 000 lekësh (pa TVSH). Në garën e tenderimit, sipas të dhënave të “Open Data”, merrnin pjesë tre  operatorë, përkatësisht “KOPACI SHPK”, “M. B. KURTI  SHPK” dhe “PINDERI SHPK”.

I etiketuar si tender me “flamur të kuq” ose me risk, gara u mbyll me ankimim nga dy  prej operatorëve pjesëmarrës në tender, përkatësisht “M.B KURTI SHPK” dhe “PINDERI SHPK”. Ka qenë Komisioni i Prokurimit Publik me vendimin nr. 799/2/2018, i cili ka vendosur të kualifikohet operatori ekonomik ankimues “PINDERI SHPK”. Në këtë mënyrë, tenderi i dhënë nga Bashkia  e Pogradecit u anulua, pasi ofertuesi i kualifikuar dhe i shpallur fitues nuk ka paraqitur sigurimin e kontratës dhe nuk arriti të nënshkruajë kontratën.

AKUZAT PËR ZGJEDHJET

Akuza e dytë që SPAK i ngarkon ish-kryebashkiakut të Pogradecit dhe dy punëtorëve të mirëmbajtjes lidhet me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, të cilat u zhvilluan pa garë. Gurali dhe Safet Blaceri u arrestuan në flagrancë dy ditë më herët, pasi kishin mbyllur me dry tri shkolla dhe një kopsht, institucione këto në lagjet nr. 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit. Institucionet publike në fjalë ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart  Kapri, me cilësinë e kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me  detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka pasur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij më 8 korrik “Arrest me burg”. Nëpërmjet avokatëve të tij, Tushe kërkon zbutje të masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk ka prova që  e implikojnë atë në abuzimin me tenderët. Masë më të butë sigurie kanë kërkuar edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të Bashkisë së Lushnjës.

TENDERI 

Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë drejtorin e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Flamur Peqini, u arrestuan paraditen e 6 korrikut, një operacion i kryer me bujë në zyrat e institucionit nga forca të shumta policie. Akuzat që rëndojnë mbi ta kanë të bëjnë me një tender prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj të Njësisë Administrative Kolonjë. Tenderi për  këtë vepër është hapur më 23 korrik të vitit 2020 me një fond limit prej 23 251 341.00 lekësh, me procedurë të hapur. Në dosjen e SPAK  thuhet se pjesëmarrës në këtë prokurim publik kanë qenë tri subjekte: “Avduli sh.p.k. & Bahas SHPK”, “Hastoçi sh.p.k.” dhe “Euro-alb sh.p.k.”. Pavarësisht se dy  kompanitë e para ofruan oferta më të ulëta, sipas SPAK,  tenderin e fitoi kompania “Euro-alb” që paraqiti ofertën më të shtrenjtë. Në pranga përfundoi edhe pronari i  kësaj kompanie, Bujar Murati. Nga përgjimet e publikuara më pas në media rezulton që Peqini jepte naftë  në mënyrë të vazhdueshme për persona të tjerë, ndërsa faturat paguheshin nga fondet publike.

ARRESTIMET

Përveç kryebashkiakut Tushe që u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në pranga përfunduan edhe 11 persona të tjerë, nëntë prej të cilëve zyrtarë dhe dy të tjerë  biznesmenë. Në pranga përfunduan Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku, Xhemal Hasko, Margarita Gjer- mëni, Andi Musho, Ani Simoni, si dhe biznesmenët  Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Katër prej zyrtarëve të arrestuar janë lënë nën “Arrest shtëpie”. Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama një  ditë pas arrestimit me pro- pozim të ministrit të  Brendshëm, Bledi Çuçi.