MENU
klinika

Jo më kontrata të dubluara, pa numra...

Sigurimet e makinave, ashpërsohen rregullat

16.07.2021 - 19:02

Çdo kontratë sigurimi makinash do të hidhet në kohë reale në një regjistër të posaçëm elektronik për të shmangur dyblimin e kontratave, mungesën e numrave të identifikimit apo mospërputhjet mes kontratës me të dhënat në realitet. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka hedhur për konsultim public një projektrregullore që detyron kompanitë të pasqyrojnë me detaje në regjistër çdo kontratë me të gjitha të dhënat përkatëse

Çdo kontratë sigurimi makinash nga çdo kompani apo agjent i autorizuar do të depozitohet në kohë reale në një regjistër të posaçëm elektronik të krijuar për këtë qëllim. Është kjo masa më e re e marrë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për disiplinimin e tregut të sigurimit ta automjeteve. Institucioni sapo ka hedhur për konsultim publik projektrregulloren që detyron të gjitha kompanitë e

sigurimit, agjentët/shoqëritë e agjentëve, të raportojnë në kohë reale shitjen e çdo police sigurimi të makinave, në Regjistrin Elektronik Online të Sigurimit të Detyrueshëm të instaluar në Qendrën e Informacionit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Subjektet janë të detyruara të plotësojnë saktë të gjitha rubrikat e policës përfshirë numrin e telefonit dhe adresën e e-mailit të pronarëve apo përdoruesve të mjeteve të listuar në policën e sigurimit, ndërkohë që janë përgjegjës për zbatimin e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave në Regjistër.

Të dhënat e kërkesës për shitje nga shoqërinë e sigurimit duhet të vijnë në kohe reale në Regjistër. Për çdo kërkesë, programi gjeneron automatikisht një numër unik të rastësishëm, i cili shtypet në policë në momentin e lëshimit. Ky numër i rastësishëm unik është i trajtës alfanumerike dhe shërben për të vërtetuar raportimin e policës në bazën e të dhënave qëndrore në Autoritet. Data e shitjes së policës së sigurimit nuk duhet të jetë më herët se 30 ditë nga data e përcaktuar në policën e sigurimit si data e fillimit të mbulimit. Në rastet e rinovimit data e

fillimit të mbulimit nuk duhet të jetë më herët se data e mbarimit të përcaktuar në police e sigurimit.

Rastet e mos raportimit në kohë reale të policave të sigurimit të detyrueshëm, evidentimi i policave të sigurimit të detyrueshëm të paidentifikuara me numrin unik në Regjistër, rastet me numër identifikimi të dubluar apo me numër identifikimi jo korrekt, rastet e verifikimit të ndryshimeve të të dhënave të raportuara në krahasim me ato të printuara, rastet e cënimit të sigurisë së sistemit, përbëjnë shkelje të dispozitave ligjore në fushën e sigurimit dhe janë objekt sanksionimi sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi, thekson në Projektakt Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.