MENU
klinika

Anulon udhëtimin

Situata në SHBA, Inter tërhiqet nga Florida Cup

21.07.2021 - 19:12

Pas vendimit të Arsenalit, Inter gjithashtu tërhiqet nga turneu amerikan Florida Cup. Zikaltrit vendosën mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve të tyre në radhë të parë.

Nisja për Orlando, e planifikuar fillimisht për nesër me një fluturim privat, u anulua. Simone Inzaghi do të vazhdojë grumbullimin e tij në Appiano Gentile, ku ai ka qenë në gjendje të punojë në mënyrën më të mirë të mundshme këto ditë, në prani të menaxhmentit, gjithmonë pranë teknikut të ri.

Arsenal dhe Inter u detyruan të heqin dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Florida për shkak të rasteve të shumta poztive në Amerikë. Situata është nën kontroll, por klubet nuk duan të rrezikojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN