MENU
klinika

Atleti shqiptar jep mesazhin

Smajlaj nuk dorëzohet: Rishihemi sërish në pistë!

31.07.2021 - 22:09

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finalen e kërcimit së gjati në “Tokyo 2020”, por ai nuk dorëzohet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai falënderon të gjithë që e mbështetën në këtë aventurë:

“Dhe kështu mbyllet sezoni 2021 me rrugëtimin tim në Olimpiadën e ‘Tokyo 2020’ me një rezultat 7.86 m, larg synimit që kisha, por në një pozicion të mirë në rang ndërkombëtar me kërcyesit më të mirë të botës!

Ky vit ishte tepër i ngarkuar, por i bukur, ku përfundoi me 5 medalje te arta, 1 argjend dhe një rekord të ri kombëtar prej 8.16 m. Jam tejet falënderues ndaj familjes sime për mbështetjen e durimin, trajnerit tim z. Gjergj Ruli për vullnetin e mësimin e çdo dite.

Gjithashtu falënderues klubit ku jam përfaqësues, Klubi Sportiv Tirana e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që janë në çdo hap timin si sportist elitar, si dhe Bashkia Tiranë e Erion Veliaj, që është bërë krah për sportin e bukur të atletikës!

Ju falënderoj ju miqtë e mi që jeni suport kaq i madh në sportin tim të kërcimit së gjati. Që të gjithe ju më jepni forcë e shtysë që të arrij rezultate më të mira vit pas viti! Faleminderit e do rishihemi sërish në pistë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN