MENU
klinika

"Kursenin bukën e gojës, por fati i zi s’ju kurseu dot jetën..."

“Sot ata ranë në gjumin e përjetshëm”, Kreshnik Spahiu rrëqeth me mesazhin për aksidentin tragjik

25.07.2021 - 22:30

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur në Kroaci, ku nga përmbysja e një autobusi humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin nga Frankfurti drejt Prishtinës, ndërkohë që rreth 30 të tjerë u plagosën.

Spahiu shkruan se fati i zi s’ju kurseu dot jetën.

Reagimi i Spahiut

Me hidhërim, sot 10 shqiptar humbën jetën dhe 30 u plagosën në një aksident tragjik. Ata ktheheshin nga Gjermania për të takuar familjet. Ata nuk udhtonin me avion sepse bileta e autobusit kushton 30 euro më lirë, dhe sakrifikonin 48 orë pa gjumë në autobus, por familjes ti ndihmonin më shumë. Kursenin bukën e gojës, por fati i zi s’ju kurseu dot jetën. Ata ishin 48 orë pa gjumë dhe kishin 365 ditë që ëndërronin takimin me fëmijët e tyre. Sot ata ranë në gjumin e përjetshëm, dhe ne s’na mbetet tjetër veç ti ngushullojmë familjarët, për njerzit e tyre të mrekullueshëm që i humbën përgjithmon…