MENU
klinika

Operacioni i Policisë

Spastrohet Ksamili nga shelzongët pa leje

13.07.2021 - 10:49

Plazhi i Ksamilit është pastruar nga shezlongët e pronarëve të bizneseve që i kishin vendosur nga leje. Pamjet vijne nga operacioni i efektivëve të Policisë teksa po largojnë shezlongët. Ndërkohë që ky operacion ka sjellë jo pak bezdisje te pushuesit që po shijonin rrezet e diellit të mëngjesit të kësaj të martë.

E megjithatë ky shqetësim ka zgjatur pak minuta, pasi më pas ato kanë pasur mundësinë që ta shijojnë detin pa pasur nevojën për të paguar shezlongët që është një tarifë e konsiderueshme.

Stacionet e plazhit janë kthyer në një shqetësim serioz, çka ka çuar edhe në konflikte me viktima, siç ishte rasti në Velipojë ku humbën jetën 4 persona. Ndonëse sezoni turistik ka nisur tashmë, ende nuk ka përfunduar procesi i dhënies së lejeve për bizneset. Madje, ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ngriti shqetësimin ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.