MENU
klinika

Dy ekipet që do të luajnë

“Superkupa Maradona”, trofeu që u pëlqen tifozëve

12.07.2021 - 15:50

Gazeta e përditshme argjentinase “Ole” propozon një trofe të ri, një sfidë midis Italisë dhe Argjentinës, e quajtur “Superkupa Maradona”. Kjo ndeshje do të vinte në nder të legjendës argjentinase pas ndarjes nga jeta nëntorin e kaluar.

Gazeta shkruan se për momentin është vetëm ide, por mund të përfitohet nga marrëdhënia e mirë midis UEFA-s dhe CONMBEOL për të bërë diçka konkrete në këtë rast. E kush nuk do ta dëshironte një ndeshje të tillë plot yje dhe plot rivalitet.

Problem për momentin është vetëm gjetja e një date, pasi Kupa e Botës është planifikuar për t’u luajtur vitin tjetër dhe ndeshjet eliminatore të kombëtareve janë shumë të ngjeshura.

Sa i përket stadiumit nuk do të përbënte problem, pasi do të zgjidhej një ndërmjet impiantit “Maradona” në Napoli ose “Maradona” në Buenos Aires të Argjentinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN