MENU
klinika

"Film i stërparë"

Takimi Rama-Vuçiç e Zaev për minishengenin Ballkanik, reagon Lulzim Basha

29.07.2021 - 16:40

Lideri demokrat, Lulzim Basha i është përgjigjur interesit të mediat lidhur me Forumin Ekonomik të zhvilluar sot në Shkup, e kryesisht mesazheve për minishengenin Ballkanik.

Për Bashën takimi i sotëm nuk prodhoi asgjë përvec se një protagonizëm të tepruar, një film që sic tha kryedemokrati, shqiptarët e kanë parë e stërparë.

“Nuk e kuptojmë pse po bëhen këto takime, e një protagonizmi të tepruar. Që lëvizja e lirë të funksionojë t’i japim fund hiprokrizisë të punohet për njohjen e ndërsjelltë dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi e kërkesë e të gjitha vendeve.

Kanë dëshirë për të dalë e për të bërë fotografi s’është çudi po të kursejnë një film të parë e stërparë për shqiptarët. PD e ka mbështetur e mbështet dialogun por s’kemi lënë dilemë për përfundimin e tij, që është njohja e ndërsjelltë.

Në prani të kreut te komunës së Bujanovcit, asnjë takim s’mund të shërbejë si alibi për t’i ikur detyrimeve kushtetuese për t’u kujdesur për shqiptarët kudo ku janë. Në Bujanovc shqiptarët cregjistrohen në mënyrë të paligjshme për të bërë një spastrim luginës së Preshevës. Nuk di sa kohë i ka kushtuar Rama këtij problemi me mikun e tij Vucic, por nëse ka folur na e ka mbajtur shumë sekret.” tha Basha.