MENU
klinika

Spartak Ngjela

Tani po arrestojnë majtas, por kur të fillojnë djathtas do ketë VIP-a!

06.07.2021 - 14:15

Spartak Ngjela, në një lidhje direkte në Top News, foli për valen e arrestimeve në Kadastrën e Lushnjes, si dhe kryebashkiakut Fatos Tushe pas akuzave për korrupsion.

Ngjela tha se ky është vetëm fillimi dhe SPAK e ka nisur goditjen nga ata që kanë pushtetin, por do të vijojë dhe me të djathtën.

“Duken shenjat që SPAK po godet majtas, të shohim se kjo është lufta anti-korrupsion. Kjo është skemë e nxjerrë nga Napoleon Bonaparti, kur frenoi terrorin në Francë, i ra majtas, se ai dhe revolucioni ishin majtas.

Duke thënë se nuk është me tendencë, pastaj i ra dhe të djathtëve, i bëri copë dhe ata. Kur janë të inkriminuar të dy palët, e fillojnë nga ata që janë në pushtet,” tha Ngjela.

Pse nisi nga Lushnja?

“Se nga fillojnë e dinë ekspertiza, as gazetarët as juristët, askush nuk e di përveç kriminalistëve. Pse nuk e bëri revolucionin Meta me Saliun?

Ne presim revolucioni të vijë në qendër, ne s’na intereson Lushnja. Këtë luftë e drejton FBI, ne jemi nën drejtimin e tyre.

Por krimi duhet goditur me të dhëna, se pastaj gjykata të thotë je i pafajshëm. SHBA e drejton SPAK-un.

Deri në Fier nuk kanë prekur ish-kryeministrat, pastaj kryeqendra e krimit është nga Vlora në Sarandë, aty kanë futur duart.

Deri në Fier këta do thonë është gënjeshtër, kur të vejë në Vlorë, do maten mirë, se aty është një nga qendrat. Flas për bregdetin, korrupsioni është shpërndarë kudo,” u shpreh Ngjela.

Çfarë na e vodhi... modernizimi!

A ju kujtohet ”Epoka Para Teknologjisë”?

Mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare

Rama: Nuk varet nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate!

‘Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare’

Von der Leyen: Do investojmë 600 mln euro në Shqipëri

"Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit. BE e lodhshme, por duhet..."

Rama: Von der Lyen avokate e palëkundur e integrimit të rajonit