MENU
klinika

Trajneri i Spanjës

Tassotti e gjakosi në ’94, Enrique: Nuk ka hakmarrje!

05.07.2021 - 16:06

Gjysmëfinalistja Itali-Spanjë është një klasike Evropiani. Për të shtatën herë do të përplasin brirët në këtë lloj turneu. Ndërkohë që në 1994 janë përballur edhe në Botëror, ku azzurët fituan 2-1. Ndeshje ku Tassotti gjakosi më bërryl Enrique, sot tajner i iberikëve.

Por Luis Enrique nuk kërkon “hakmarrje”, ai episod është harruar me kohë. Trajneri i Spanjës, foli për “RAI” në prag të ndeshjes kundër Italisë:

“Tani është gjithnjë e më e vështirë, do të përballemi me një Itali argëtuese në gjysmëfinale të Europianit, e cila luan një futboll të mirë në sulm dhe mbrojtje. Është një kundërshtar shumë i vështirë, do të luhet një lojë shumë argëtuese dhe intensive, me dy skuadra që synojnë finalen”.

Tassotti – “Është pjesë e karrierës sime sportive. Unë isha me fat që takova Tassotti, një person shumë i mirë dhe nuk ka vend për asnjë hakmarrje. Unë e dua Italinë, më pëlqen Roma, një qytet i pabesueshëm, ku pata një përvojë të mrekullueshme, edhe nëse vetëm për një vit. Për mua është kënaqësi të luaj kundër Italisë”.

Morata dhe qendërmbrojtësit italianë“Ata e njohin njëri-tjetrin shumë më mirë sesa mund ta shpjegoj, por kjo nuk më shqetëson. Shqetësohem më shumë për të krijuar situata loje për ekipin tim, si të kontrolloj Italinë”.

Gabimet – “Një gabim që nuk duhet të bëhet? I vetmi që nuk do të bëjmë është të dalim nga vetvetja. Jam i sigurt se skuadra ime do të luajë me besnikëri ndaj stilit  të vet nga minuta e parë deri në të fundit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN