MENU
klinika

Ja çfarë shkruan agjencia Associated Press

Të irrituar me BE’në liderët e Ballkanit hapin kufijtë mes tyre

30.07.2021 - 13:09

Agjencia e lajmeve The Associated Press ka raportuar se nisma Open Balkans u krijua si rezultat i dështimeve të BE’së në relacion me Ballkanin Perëndimor dhe zhgënjimin e liderëve ballkanas me bllokun europian, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti serb Aleksandar Vucic dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë nënshkruar tre marrëveshje gjatë forumit ekonomike në Shkup, të organizuara nga odat e tyre ekonomike.

Liderët ballkanas u pajtuan që të lehtësojnë qarkullimin e tregtisë dhe lëvizjes, bashkëpunim në raste të katastrofave dhe lehtësimin e tregut të punës duke thjeshtuar procedurat e lejeve të punës mes tyre.

Udhëtimi pa viza dhe tregtia pa dogana janë trajtave më të vlerësuara të Bashkimit Europian 27 anëtarësh.

Të tre liderët kanë përsëritur zhgënjimin e tyre për dështimin e BE’së për të çelur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgari bllokoi hapjen e negociatave m Maqedoninnë e Veriut për shkak të mospajtimeve rreth historisë dhe gjuhës. Maqedonia e Veriut është kandidat për t’u anëtarësuar në BE që nga 2005’ta.

Kryeministri maqedonas Zaev ka thënë se dështimi i BE’së për të mbajtur premtimet për shkak të një çështje bilaterale megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë plotësuar gjitha kriteret, është “kundër idesë europiane, kundër interesave të vet Bashkimit Europian”.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor “nuk mund të presin që të gjitha problemet e brendshme të BE’së të zgjidhen” që ky rajon të ecë para, ka thënë Zaev./gazetametro.net