10.07.2021 - 17:21
Moti i keq ka përfshirë Elbasanin pasditen e sotme ku në mes të korrikut vendi është mbuluar nga breshëri.
Në pamje shihet se papritur breshëri ka ‘zaptuar’ vendin pas temperaturave të larta që ishin 41°C ne ditët më para.
Pritet që edhe paraditja e nesërme të karakterizohet nga një shtim i reshjeve.