MENU
klinika

“Ferri” rikthehet në dielën

Temperaturat sot dhe nesër ulen me dy gradë

30.07.2021 - 10:22

Vendi ynë prej ditësh është përfshirë nga masa ajrore të nxehta dhe kushte atmosferike të qëndrueshme.

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije se këtë të premte dhe të shtunën do të kemi masa ajrore të qëndrueshme, ndërsa sa i përket temperaturave do të kemi një rënie të lehtë me 2 gradë sot dhe nesër për të vijuar me temperature deri në 42 gradë të dielën

Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të territorit në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herëpashershme të vranësirave. Përsa i përket vlerave termike do të ketë një rënie me 1 ose 2 gradë për të shënuar një rritje sërish të dielën ku temperaturat do të arrijnë në 42 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Gjithashtu Kosova dhe Maqedonia do të jenë në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme ku temperaturat në Kosovë do të shkojnë në 39 gradë dhe në Maqedoninë e Veriut deri në 40 gradë.

"E doja vajzën, vjehrri më bënte presion"

Vrau ish-gruan, Elton Metaj lihet në burg

Kërkoi lirinë me pretendimin se është i sëmurë

Gjykata rrëzon kërkesën e Fatos Tushes

"Vite më parë vajzën na e morën me mashtrime"

Dëshmia e prindërve të 23-vjeçares që u vra nga bashkëshorti

U qëllua nga ish-bashkëshorti teksa hante darkë

Kjo është 23-vjeçarja që u vra në Fier (Foto)