MENU
klinika

Yjet heqin dorë nga boja

Thinjat po kthehen në modë!

13.07.2021 - 10:11

Flokët e thinjur po kthehen në trend frymëzuar nga yjet. Kujt ia merrte mendja se do vinte dita që gratë (sipas modës) nuk do duhet ta lyejnë më kokën sepse thinjat do jenë trend. Epo ja që erdhi dhe në mbështetje të tij, Sarah Jessica Parker dhe Cynthia Nixon u shfaqën në rikthimin e ‘Sex and The City’ me thinjat siç ua kishte ënda. E vetmja që ka akoma flokë brunë tipik është Kristin Davis.

 

Botox, fillers, trupi, flokët, thinjat, janë disa nga temat që pritet të trajtohen me shumë pozitivitet nga yjet e ‘And Just Like That’. Nga fotot që janë publikuar ku shfaqen tre mikeshat me flokët e thinjur mesazhi është i qartë: gratë janë të bukura në çdo mënyrë edhe me flokët e thinjur natyralisht.

Para aktoreve të ‘Sex and the City’, në tapetin e kuq të Cannes u shfaqën disa aktore me rrudhat e dukshme në fytrë dhe flokët e thinjur, ndër to Helen Mirren, Andie MacDowell dhe Jodie Foster. Që prej asaj dite një debat i madh është hapur për këtë temë, e cila vazhdon të jetë e nxehtë. Vallë do munden këta personazhe të ndryshojnë mënyrën si e kemi parë bukurinë e gruas deri sot?/

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?