MENU
klinika

Reshjet e shiut nuk ndërpresin lundrimin detar

Tragetet mbërrijnë 1 orë me vonesë në Durrës

18.07.2021 - 11:18

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar vonesa të vogla në mbërritjen e trageteve nga portet italiane në portin detar të Durrësit.

Paraditen e sotme në port kanë mbërritur rreth 1 orë më vonë se parashikimi 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa trageti i Ankonës nuk ka pasur vonesa.

Katër mijë udhëtarë kanë mbërritur me tragete nga Italia në portin detar të Durrësit. Deti regjistron një forcë prej 4-5 ballësh, e cila nuk e ka ndërprerë lundrimin detar.

Kapiteneria e Durrësit bën me dije se forca e detit nuk do të jetë problem për lundrimet në orët në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do të karakterizojnë motin në bregdet edhe gjatë ditës së hënë.

Ditën e sotme, është parashikuar që vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por herë pas here do ketë edhe stuhi shiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN