MENU
klinika

Ç’po ndodh mes tyre?

Tuna dhe Patris Berisha nisin pushimet së bashku

06.07.2021 - 14:10

Tuna Sejdiu ka nisur prej disa ditësh pushimet në Turqi. Këngëtarja ka ndarë gjatë këtyre ditëve fotografi me dy djemtë e saj, por mesa duket bashkë me to ndodhet dhe Patrisi. Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet nga postimet në rrjete sociale.


Patrisi ka publikuar një foto të Tianit dhe Zenit nga resorti i njëjtë ku ndodhet dhe Tuna. Për më tepër, Tuna ka filluar të ndjekë në Instagramin e djemve Patrisin. Kaq ka mjaftuar që fansat të interpretojnë një zhvillim të tillë si pajtim mes dyshes.

Nuk dihet nëse kanë vendosur t’i japin njëri-tjetrit një tjetër mundësi apo janë bërë bashkë vetëm për hir të fëmijëve. Dyshja u nda pak muaj më parë para ardhjes në jetë të djalit të tyre të dytë.