MENU
klinika

"Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt, vajza nuk..."

U mbyt në lumin Buna, babai i 13-vjeçares flet i tronditur

27.07.2021 - 19:59

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në afërsi të fshatit Oblikë, Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Babai i vajzes, Naim Lani shprehet se ka qene ne Ulqin te Malit te Zi duke punuar dhe përmes telefonatës urgjente e bashkëshortes se tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqipërisë.

Mes dhimbjesh ai rrëfen se vajza nuk dinte not mirë dhe se bashkë me tre fëmijët e tij ka qenë edhe një i rritur.

“Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”- shprehet ai.

Prezantohet në Shkodër drejtuesja politike e PS

Gjiknuri: Nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar

Lejoi deputeten të bënte politikë në shkollë

KQZ gjobit drejtorin në Kukës