20.07.2021 - 10:03
Nuk po mbyllet episodi i ritualit të Elseid Hysajt te Lazio. Mbrojtësi shqiptar zgjodhi këngën “Bella Ciao” në ritualin e zakonshëm të interpretimit të dickaje kur shkon në një ekip tjetër. Por ai nuk e dinte që kjo këngë do të bëhej objekt polemikash.
Tifozët lacialë po e teprojnë dhe po e kthejnë krejt politike. “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”. E firmosur: Ultras Lazio! Ky mesazh është shfaqur mbrëmë në Romë në urën Corso Francia.
Në shënjestër është futbollisti shqiptar. Kënga popullore të partizanëve që luftuan kundër nazistëve dhe regjimit të Benito Mussolinit, “Bella Ciao”, është arsyeja e revoltës së një pjese të mbështetësve lacialë kundër ish-mbrojtësit të Napolit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mbrojtësi shqiptar
Rituali te Lazio, Hysaj këndon “Bella Ciao”
Episodi me këngën "Bella Ciao"