MENU
klinika

"Presim deri në 5,000 raste në ditë"

Variantit Delta bën “kërdinë” në Greqi!

14.07.2021 - 11:42

Ekspertët e shëndetit në Greqi janë të shqetësuar për situatën epidemiologjike në vend ndërsa varianti Delta i koronavirusit përhapet gjithnjë e më shpejt. Të mërkurën vendi fqinj regjistroi mbi 3,000 të infektuar dhe pritet që shifrat të rriten akoma më tej.

Tashmë ekspertët druhen se në vjeshtë do të shënohen me mijëra raste në ditë, dhe situata parashikohet akoma më e vështirë gjatë dimrit. Charalambos Gogos , profesor i Sëmundjeve Infektive dhe Patologjisë në Universitetin e Patras, u shpreh për mediat në vend se presioni do të rritet edhe në spitale.

“E shihni që çdo ditë ka një rritje të konsiderueshme. 2,000 dhe 3,000 raste nënkuptojnë që ka ende shumë shpërndarje dhe sigurisht që këto transmetohen te të tjerët. Mundësia për të pasur një numër të madh të rasteve në javët e ardhshme në gusht është e lartë.”

Rastet ka shumë të ngjarë të arrijnë në 4,000 apo edhe 5,000 në ditë dhe ekspertët po përpiqen të bindin qytetarët të vaksinohen me anë të mesazheve sensibilizuese në media. Sipas Gogos, moshat kritike janë mbi 50 vjeç, por për shkak të shpërndarjes së madhe, të rinjtë gjithashtu janë të rrezikuar.