MENU
klinika

Arsyeja

Vendimi i Serie A, hiqen uniformat jeshile

16.07.2021 - 11:54

Serie A vendosi që skuadrat nuk mund të kenë fanella me njgjyrë jeshile duke nisur nga sezoni 2022-23. Sezoni që pritet të nisë në shtaro do të jetë i fundit, kjo pasi klubet tashmë kanë nxjerrë kitin e uniformave dhe nuk mund të bëjnë ndryshime.

Ky ndryshim diktohet kryesisht nga kompanitë televizive, të cilët shqetësohen se kompletet e gjelbërta janë shumë të ngjashme me ngjyrën e fushës dhe mund të çojnë në përzierjen e lojtarëve në sfond.

Është vënë re shpesh se fanella jeshile në ekran krijon probleme për shikuesit. Më e prekura nga ky vendim është skuadra e Sassuolos, e cila si uniformë të parë pa pikërisht jeshilen, e përzier me vija të zeza. Por edhe Atalanta me Lazion në dy sezonet e fundit e kanë përdorur gjerësisht jeshilen në transferta.

Ndryshimet e rregullave në komplete gjithashtu ndikojnë në çorape dhe mbathje të shkurtra, që gjithashtu nuk mund të jenë jeshile. Gjithsesi, rregulli i ri nuk përjashton totalisht jeshilen, por ato mund të jenë vetëm me vija ose numrat në bluza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN