MENU
klinika

VIDEO

Vesa dhe Big Basta bëjnë bashkë shqiptarët në Zelandën e Re

04.07.2021 - 11:32

Çifti i famshëm, Vesa Luma dhe Big Basta janë zhvendosur prej kohësh në Zelandën e Re.

Së fundmi, me përmirësimin e situatës nga Covid-19, dyshja e famshme kanë mbajtur një koncert ku kanë bërë bashkë shqiptarët që jetojnë atje. Ata kanë ndezur atmosferën duke kënduar shqip.

Ka qenë Vesa e cila ka ndarë disa disa foto dhe video nga organizimi. “Nata e kaluar ishte e mrekullueshme! Faleminderit shqiptarët e mi, ia dolëm edhe në fund të botës! Nata e pare ever e cila i mbledhi te gjithe shqipfolsit ne Zelande! S’mund të isha më krenare.”- shkroi ajo krahas postimit.