MENU
klinika

Digjen rreth 40 ha me bimësi

Vihen nën kontroll zjarret në Kreshpan dhe në fshatin Vjosë

30.07.2021 - 10:18

Janë vendosur nën kontroll zjarret që përfshinë një ditë më parë pyllin e Kreshpanit, në Cakran të Fierit dhe në fshatin Vjosë. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan zjarrfikësit e Fierit, Patosit dhe Rroskovecit, në ndihmë të të cilëve shkuan edhe 30 ushtarë.

Bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar rreth 30-40 hektar nën kurorë, ndërsa janë djegur edhe një sipërfaqe me pisha, ullinj e pemëtari, sipërfaqe ende e pa llogaritur.

Situata me zjarret është mjaft problematike në vend, ku vijon të jetë ende aktiv zjarri në gadishullin e Karaburinit, duke djegur hapësira të tëra me bimësi e pemë.