MENU
klinika

Nuk mbylli biznesin në orarin zyrtar

Vlorë/ Procedohet penalisht administratori i lokalit

17.07.2021 - 12:52

Policia e Vlorës është duke vijuar kontrollet për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Sakaq administratori i një subjekti është proceduar penalisht, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasin:

J.Sh., banues në Vlorë, administrator i një subjekti, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje”, njofton Policia.

Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN