MENU
klinika

“Erdhi i dehur dhe filloi të na godiste me grushte…”

Vranë 47-vjeçarin, nënë e bijë dërgohen në Burgun e Zaharisë

29.07.2021 - 09:38

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat vendosi gjatë ditës së djeshme masën e sigurisë burg pa afat për 51-vjeçaren Mine Lezi dhe vajzën e saj, 21-vjeçare, Aida, por dy gratë nuk do të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit, pasi do të dërgohen në një institucion shëndetësor për kurim të detyruar deri në momentin që ekspertiza mjeko-ligjore të shprehet rreth gjendjes së tyre mendore. Kërkesa është bërë edhe nga Prokuroria.

Gjatë seancës së djeshme, gratë ishin dukshëm në gjendje të rënduar psikologjike. Nënë e bijë akuzohen për vrasjen me sende të forta të 57-vjeçarit Ylber Lezi, ngjarje e ndodhur në fshatin Gurrë e Vogël të Bashkisë së Klosit. Avokati i caktuar kryesisht ka kërkuar ekzaminimin psikik të Mine e Aida Lezit dhe nëse rezultojnë me probleme të shëndetit mendor, të shtrohen në Spitalin Psikiatrik.

“E VRAVA PËR VETËMBROJTJE”

Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, Mine Lezi ka pranuar se bashkë me vajzën e kanë  goditur kryefamiljarin në kushtet e vetëmbrojtjes. Burimet shtuan se gjatë rrëfimit  të ngjarjes, Mine Lezi e ka pranuar krimin, madje ka kujtuar momentet e fundit të jetës së bashkëshortit. “Ylberi erdhi në shtëpi i dehur totalisht. Filloi të fyente e godiste me grushte mua dhe vajzën. U munduam ta qetësonim dhe ta ndalonim, por ishte e pamundur. Bërtitëm fort që të vinin komshinjtë për ndihmë. Pastaj mori një dru dhe donte të na godiste. Ia  morëm drurin dhe e goditëm. Nuk deshëm ta vrisnim. Më vonë vajzën e zuri gjumi dhe unë qëndrova në shtëpi. Afër mesnatës erdhi Policia”, është shprehur Mine Lezi.

KRIMI 

Ngjarja tragjike në familjen Lezi ndodhi natën e së dielës. Nënë e bijë kanë qëlluar me sende të forta në pjesën e kokës të afërmin e tyre, Ylber Lezi, 47 vjeç, i cili konsumonte në vazhdimësi pije alkoolike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00,  kohë kur në Postën e Policisë Klos ka mbërritur një telefonatë nga kryetari i fshatit. Pas afro gjysmë ore, Forcat e Rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimeve me kryeplakun i janë afruar banesës.

Efektivët e Policisë dhe kryeplaku kanë thirrur me zë të lartë emrat e pjesëtarëve të familjes, pasi i janë ofruar kullës së vjetër dykatëshe në gjendje tejet të amortizuar. Duke e ditur se kryefamiljari ishte një person problematik dhe përdorues alkooli, ndërsa kishte ushtruar herë pas here dhunë mbi gruan dhe vajzën, është vendosur që Forcat e Rendit të hyjnë forcërisht në banesë. Zbulimi i trupit të 47-vjeçarit i ka  befasuar efektivët e Policisë së Matit.

“Koka e të ndjerit ishte goditur disa herë me një dru. Dysheku ishte mbuluar me gjak”, bënë me  dije burimet policore. Menjëherë, Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të Mine e Aida Lezit. Pas kësaj, trupi i pajetë i 47-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit “Xhavit Mara”, ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Pas krimit të rëndë, dy femrat e familjes u arrestuan nga Policia si të akuzuara për vrasjen brenda familjes.

POLICIA: NËNË E BIJË GODITËN ME SENDE TË FORTA VIKTIMËN

Policia lokale akuzoi nënë e bijë për krimin e rëndë. “Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit. U bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë). Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L.”, sqaroi Policia. a.l.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese