MENU
klinika

Dyshohet se u vra nga gruaja dhe vajza

Vritet pas konfliktit në familje një 47 -vjeçar në Klos!

26.07.2021 - 10:29

Një 47-vjeçar është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij në Bulqizë. Ylber Lezi është gjetur pa shenja jeta dhe i dhunuar në banesën e tij, mbrëmë rreth orës 22:30 ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza e tij, respektivisht Mine Lezi dhe Aida Lezi, nuk linin policinë të futej në banesë. 

Mine Lezi 41 vjeçe dhe 21vjeçarja Aida Lezi janë shoqëruar për në komisariat pasi dyshohet se kanë qëlluar me sende të forta kryefamiljarin, i cili ka mbetur i vdekur. Denoncimi për konfliktin në familje është bërë nga fqinjët.

“Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L, 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L, dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin me prova ligjore të saj”, është njoftuar nga policia.

Prezantohet në Shkodër drejtuesja politike e PS

Gjiknuri: Nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar

Lejoi deputeten të bënte politikë në shkollë

KQZ gjobit drejtorin në Kukës