MENU
klinika

Mediat pranë tij hapin alarmin

Vuçiç paranojak: Vendet e Ballkanit duan rrënimin e Serbisë

30.07.2021 - 13:10

Zërat e fundit të një lidhjeje të mundshme mes Presidentit serb Aleksandar Vucic dhe disa grupeve mafioze, ka lënë të shtangur opinionin publik vendas.

Por, nga mediat pranë Presidentit kjo është e gjitha një shpifje e shërbimeve të vendeve të huaja që kanë si qëllim shkatërrimin e gjithë punës së bërë nga Vucic në Serbi.

“Dua të marrin të gjitha burimet ekonomike të Serbisë, të dobësojnë vendin. Por unë s’do lejoj kurrë që dikush të poshtërojë Serbinë dhe popullin tonë. S’ka vlerë më të madhe se Serbia për mua,” është shprehur vetë Vucic pas këtyre akuzave.

Ish-oficeri i Shërbimit të Kundërzbulimit, Ljuban Karan është i bindur se po zhvillohet një luftë e veçantë hibride kundër Serbisë, në të cilën disa vende perëndimore kanë investuar para të mëdha dhe po ndihmohen nga vende të tjera të Ballkanit.

“Në këtë operacion të ri hibrid, shërbimet satelitore të disa vendeve të Ballkanit po ndihmojnë shërbimet perëndimore, por forcat kundër nesh kryesisht mbështeten në grupet tona politiko-manjat që duan të vijnë në pushtet me forcë sepse nuk kanë asnjë shans në zgjedhje,”-shton ai.