MENU
klinika

Jessica Nuccio

Ylli i operas italiane, për herë të parë në Kosovë

31.07.2021 - 13:42

Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, për herë të parë po zgjerohet më tej, për të sjell festivalin e parë Operistik në Kosovë. Festivali do të jetë i pari në Kosovë dhe do të titullohet ”Ramë Lahaj International Opera Festival”, përcjellë KultPlus.

Ndërkaq, sot, tenori i famshëm shqiptar ka bërë të ditur se skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me 4 gusht të këtij viti, do të mirëpres yllin e operas italiane, Jessica Nuccio.

Ne kuader te RLIOF, sjellim yllin e operas italiane Jessica Nuccio ne Teatrin Kombetar te Kosoves, 4 Gusht 2021, ora 19:30.
Edhe shume surpriza te tjera do t’i bejme te ditura se shpejti!
Rame Lahaj Opera Festival
Jessica Nuccio’
‘, ka shkruar Lahaj në Facebook.