28.07.2021 - 10:25
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po mobilizon polin shqiptar në shtetin fqinj si aleat në zgjedhjet lokale të tetorit.
Pas Ali Ahmetit, Zaev ka rënë dakord me Menduh Thaçit që LSDM dhe PDSH të bashkëpunojnë.
Ndërkohë Zaev paralajmëron se koalicioni do të zgjerohet dhe me aleatë të tjerë ndërkohë që përballë në zgjedhje do të kenë VMRO-DPMNE e cila i konkurroi seriozisht në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.
STATUSI NGA ZORAN ZAEV
Me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi u dakorduam për bashkëpunim për zgjedhjet lokale. LDSM dhe PDSH-ja reciprokisht do të bashkëpunojnë dhe mbështesin në disa komuna, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen kryetarët dhe këshilltarët më të mirë të cilëve populli është qëllimi dhe vendosmëria kryesore e tyre.
Në disa komuna do të zhvillojmë bashkëpunim në rrethin e parë, kurse në komunat tjera në rrethin e dytë. LSDM vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionin më të madh dhe më të mirë për zgjedhjet lokale në tetor..