MENU
klinika

"Nuk doja ta dija"

Zbulimi i gjinisë së bebushes, shumë i pazakontë për Orindën!

31.07.2021 - 13:22

Në 15 korrik Turjan Hysko dhe Orinda Huta u bekuan me një vajzë, që e pagëzuan me emrin Atara. Këto kohë ata i kanë qëndruar vogëlushes pranë dhe nuk janë ndarë për asnjë moment prej saj. Ndërkohë sot për herë të parë pas lindjes, Orinda ka zhvilluar një pyetësor të shkurtër me ndjekësit e saj.

Përmes tij ajo ka zbuluar se gjatë kohës që ishte shtatzënë nuk dëshironte ta zbulonte gjininë e fëmijës, por Turjani ja ka bërë surprizë për ditëlindje. Gjithashtu Orinda ka publikuar dhe një foto, që duket se është shkëputur nga surpriza që Turi ka përgatitur për të zbuluar gjininë.

“Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, ka treguar Huta.

Kujtojmë se para pak ditësh, Orinda dhe Turjani festuan 4-vjetorin e martesës së tyre. Për këtë rast special në jetën e dyshes, Turi bëri një dedikim për Orindën, i cili i bëri të gjithë për të qeshur.

“Gezuar pervjetorin e katert te marteses @orindahuta! Cdo dite zbukurohesh! 27/07/2017”, shkroi Turi përkrah një imazhi me vajzën, ndërsa Orindën e kishte pikturuar me dorë.