MENU
klinika

Gadishulli Arabik

Zbulohet mesazhi i mbretit të fundmë babilonas

28.07.2021 - 15:05

         Studiuesit në Arabinë Saudite kanë zbuluar gdhendje në shkëmb të mbretit të fundit babilonas, Nabonidus, sipas Arab News.

Sikurse bëhet e ditur, arkeologët nga Komisioni Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, panë mbishkrimin 2,550-vjeçar, gdhendur në një gur bazalti në Al-Hadeed, në rajonin verior të Hail.

Gdhendja përmban 26 rreshta me shkrim kuneiform, duke e bërë atë mbishkrimin më të gjatë të tillë, të zbuluar deri më tani në Arabinë Saudite, ndërsa gjetja mund të hedhë dritë mbi historinë e Gadishullit Arabik dhe lidhjet e banorëve të antikitetit me Mesopotaminë fqinje.

Gravura tregon mbretin babilonas, që qëndron me një skeptër në dorë. Katër simbole – një gjysmëhënë, dielli, një gjarpër dhe një lule – qëndrojnë pezull para tij.

Studiuesit dyshojnë se këto imazhe kanë rëndësi fetare, por janë ende duke krahasuar gdhendjen me ato të ngjashme për të përcaktuar kuptimin e saj. Sipas Blog Blog, shenjat mund të lidhen me hyjnitë në panteonin mesopotamian, që përfaqësojnë yllin Ishtar, diskun me krahë të perëndisë së diellit, Shamash dhe gjysmëhënës së perëndisë së hënës, Sin.

Ekspertët gjetën mbishkrimin në qytetin e Al Haitit. I njohur si Fadak në kohët antike, Al Hait është tanimë zona e rrënojave të fortesave, artit shkëmbor dhe instalimeve të ujit, shkruan Owen Jarus për “Live Science”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fuqitë e mëdha, Vidi dhe Shqipëria

“1001 net” e përralla me mbret!

Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”