MENU
klinika

Për sezonin e ri

Zbulohet topi i ri i Champions League

16.07.2021 - 11:01

UEFA dhe Adidas prezantuan topin e ri zyrtar të Champions League për sezonin 2021-2022. I quajtur “Pyrostorm”, topi i ri ndryshon paksa me të viteve të fundit, packa se yjet ruhen. Sfera kombinon një bazë të bardhë me të verdhë, të kuqe dhe të zezë për panelet e yjeve.

Të gjitha logot janë të zeza. Në ndryshim nga topat e mëparshëm të Ligës së Kampionëve, Pyrostorm vjen pa elementë të vegjël grafikë, por vetëm me një yll. Kombinimi zyrtar i ngjyrave është bardha, e kuqja diellore, e verdha dhe e zeza diellore.

Nga ana teknike, topi i ri i futbollit të Champions League është i njëjtë me të gjitha ato të 5 viteve të fundit, si në peshë, material dhe diametër. Ky top do të përdoret duke nisur faza play-off i Champions. Nuk dihet nëse do të ketë tjetër gjatë fazës me elimin direkt apo në finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN