MENU
klinika

Çika: 4 trupa të vdekurish të gjetura prej 2 javësh

Zbulohet varri masiv i viktimave të diktaturës në Përmet

15.07.2021 - 12:59

Është zbuluar një varr masiv i viktimave të diktaturës ditën e sotme në Përmet. Bëhet me dije se varri është zbuluar nga kompania, e cila ishte duke bërë punime për ndërtimin e rrugës.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve, Nebik Çika. Çika është shprehur se vendi ku është gjetur varri dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e disidentëve.

Mësohet se në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një  varr ku janë të varrosur 4  trupa dhe një tjetër pak më matanë.

“Ka qenë repart ushtarak i sigurisë së shtete. Askush nuk futej nga qytetarët. Tani ka pallate por dikur ka qenë zonë e ndaluar për qytetarët. Deri në 1991 ishte qendra e trajnimit të forcave të Ministrisë së Brendshme. Këto vende në bazë të dokumenteve nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, janë përdorur edhe për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë. Këto vende janë përdorur si vende pushkatimi ose varrosje të atyre që kishin vdekur nga torturat. Dëshmitë e njerëzve thonë që njerëzit varroseshin këtu Krisma e pushkatime ka pasur,” tha Çika për median.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon