MENU
klinika

Ndërpritet energjia

Zjarr në Memaliaj, digjen pemët dhe dëmtohen shtyllat elektrike

25.07.2021 - 10:52

Një zjarr ka rënë pasditen e djeshme në zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj, duke djegur pemët në kodër, si dhe duke dëmtuar linjat e energjisë elektrike.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike.

Ndërkohë, energjia elektrike do të vijojë të jetë e ndërprerë derisa të konstatohen nga grupet në terren, dëmet e shkaktuara në rrjet.